E zhdukur prej disa muajsh, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

Data

Karabinierët në Raguzë kanë arrestuar një shtetas shqiptar 29 vjeç, i akuzuar për dhunë në familje, pas një ndërhyrjeje urgjente në banesën që ai ndante me partneren e tij.

Sipas mediave italiane, patrulla e Njësisë së Radios Mobile ndërhyri pas një telefonate në 112, ku u raportua një konflikt i ashpër familjar. Grindja, që kishte nisur për çështje të parëndësishme, u përshkallëzua shpejt në dhunë verbale dhe më pas fizike, ku gruaja 33-vjeçare u godit në fytyrë dhe në krahë, në prani të fëmijëve të mitur.

“Thirrja ishte vendimtare. Nga ana tjetër e linjës dëgjohej qartë ankthi i madh i gruas, çka lejoi ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit”, raportojnë mediat italiane.

Sapo mbërritën në banesë, karabinierët ndanë menjëherë çiftin dhe rindërtuan ngjarjen. Duke marrë parasysh historikun e sjelljes së dhunshme dhe ndërhyrjet e mëparshme të policisë, 29-vjeçari u arrestua për dhunë në familje.

Pas procedurave standarde, ai u transferua në burgun e Raguzës, ku ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related