E shkuara gjyqësore e Kreshnik Muçaj – U arrestua për vrasje në 2017, por u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkodrës

Data

Detaje të tjera janë zbardhur mbi të shkuarën gjyqësore të Kreshnik Muçaj, i cili humbi jetën bashkë me bashkëshorten në atentatin e ndodhur në Balldren.

Sipas të dhënave, në vitin 2017 ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Genc Mhillaj, një ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Megjithatë, më 27 nëntor 2018, Gjykata e Shkodrës vendosi t’i shpallë të pafajshëm Kreshnik dhe Lin Muçajn, duke argumentuar mungesë provash për përfshirjen e tyre në krim.

Më pas, më 6 nëntor 2019, edhe Gjykata e Apelit në Shkodër rrëzoi ankimin e prokurorisë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ndërkohë, çështja mori një kthesë tjetër më 31 tetor 2024, kur Gjykata e Lartë vendosi ta rikthejë për rigjykim.

Këto zhvillime pritet të jenë pjesë e hetimeve aktuale, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin motivet e atentatit të fundit, i cili i mori jetën Muçajt dhe bashkëshortes së tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related