E rëndë në Itali: 20-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në det pas dhunës ndaj nënës

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në portin e Civitanova Marche, në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në ujë, pasi ishte larguar nga banesa pas një konflikti të dhunshëm me nënën e tij.

Sipas mediave italiane, i riu, i identifikuar si Riccardo Merkuri, dyshohet se është hedhur në det. Trupi i tij u gjet rreth mesditës nga zhytës profesionistë dhe më pas u transportua në morgun e qytetit.

Ngjarja ndodhi pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, Albana Kastriot, 53 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Gruaja u gjet e plagosur rëndë në banesë dhe u transportua në spitalin e Maceratës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportimeve, pas konfliktit, 20-vjeçari u largua me automjetin e tij drejt zonës së portit, ku më vonë makina e tij u gjet e braktisur. Që nga mbrëmja e së premtes ai ishte shpallur i zhdukur.

Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related