Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e planifikuar për 4 korrik në Tiranë.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm politik dhe ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive.
Në postimin e tij, ai shkruan:
“Me 4 Korrik, ditën e madhe të historisë, kombi bashkohet kundër narko-tiranisë.”
Sipas organizatorëve, protesta e 4 korrikut pason një seri tubimesh të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë nisur prej më shumë se një muaji. Protestuesit kanë paraqitur kërkesa që përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime në kuadrin ligjor e kushtetues.
Deklaratat e Berishës përfaqësojnë qëndrimin e tij politik.
