Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një terren të vështirë shkëmbor.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, Ibrahim Dema nga fshati Dome, është gjetur pa shenja jete pranë xhamisë së fshatit.
Mësohet se ai kishte dalë për të mbledhur gjethe të thata për bagëtitë, kur dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në zonën shkëmbore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para flasin për një aksident.
