E pazakontë në Pogradec: Policit të Burgjeve i zhduket pistoleta nga banesa, ngjarja nën hetim

Data

Një rast i pazakontë është raportuar në Pogradec, ku një efektivi të Burgjeve i është vjedhur arma e shërbimit brenda banesës së tij. Ngjarja është kallëzuar nga vetë punonjësi i policisë së IEVP Drenovë, 48-vjeçari T. Ç., i cili ka njoftuar autoritetet se pistoleta është marrë “gjatë kohës që në shtëpi nuk ndodhej askush”.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja mbetet ende e paqartë dhe autorët nuk janë identifikuar. Nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë mundësinë e një vjedhjeje të mirëfilltë apo inskenimi, të cilat do të verifikohen nga Prokuroria përmes hetimeve dhe analizës së mikrogjurmëve.

Policia lokale ka konfirmuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës dhe kapjen e personave të përfshirë, ndërsa detajet e çështjes mbeten të rezervuara për shkak të natyrës së saj.

Hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related