Jasir Asani është një nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare më të përfolur. Pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Në nëntor te viti të kaluar, ai postoi një foto me partneren e tij, por nuk i zbuloi fytyrën.
Ndërsa sot, përmes një postimi në instastory Asani ka publikuar një foto së bashku me të dashurën e tij, teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre.
Kujtojmë që futbollisti në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.
Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij.


