MENDOJ E BESOJ SE AT GJERGJ FISHTA MERITON NJE PERMENDORE TJETER NE QYTETIN E SHKODRES?

Data

 

Nga Gjin Markaj-


AJO QE ESHTE SOT DUHET TE ZEVENDESOHET ME NJE

TJETER NE PERMASA TE MEDHA, ASHTU SIC E MERITON.

VENDI ESHTE GATI DHE I PERSHTATSHEM NE QYTETIN E SHKODRES, ATY KU SOT ESTE NJE PERMENDORE.

JEPNI MENDIMET TUAJA?

KUR SHQIPËRIA PËRCILLTE FISHTËN

Më 30 dhjetor te viti 1940, ndërroi jete At’ Gjergj Fishta. Në ceremoni mori pjese personalitete te Shkodres dhe gjithe Shiperise.

At’ Gjergj Fishta u varros me nderime te mëdha, më 31 dhjetor te vitit 1940.

Hafiz Ali Kraja ishte nje ndër personalitet e larta që mori pjese ne ate ceremoni dhe aty mbajti nj fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, At Gjergj Fishtën. Hafiz Ali Kraja ishte

një ndër intelektualët e famshem mysliman nga qyteti i Shkodres. Fjalimi i tij ne ceremonine e varrimit te klerikut te shquar, At Gergj Fishta, ështe nje nder fjalimet më të bukura te mbajtura në raste te tilla.

Ajo fare e bën me te veçante, ështe fakti se si një hoxhe ithur një tekst t tille te lartë një prifti. Ata ishin intelektualë te shquar dhe ajo ishte me te vërtete bashkëjetese fetare.

Hafiz Ali Kraja tha: “Poet kombëtar, Patër Gjergj! Kur nji orator, tue dasht me fole mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse jane shumë, jane t mëdhaja edhe t

madhnueshme, aq sa asht e vështire me caktue

Shkrimtarët e ardhshem te historise shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojne në baze të

“Lahutes se Malcise”, kryevepra jote monumentale.

Te jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahuten e Malcise” ka per te qene gjithmone kryenalte sic janë

helenët me lliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me ate vepër te nalte i ke njoftue bots së qytetnueme

psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit

shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltsohet

edhe madhenohet para popujve te tjere, prandaj sot krejt populli shqiptar te përulet, djelmnia intelektuale vajton

humbjen Tande e me lot nder faqe te percjell me mallënjim e dhimbje në jeten e pasosme”

(Fotografite nga ceremonia e varrimit te At’ Gjergj Fishtës janë bëre nga Gegë Marubi)

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related