“Deklaratat e Ramës janë mashtrime”,Boçi shpërthen kundër Kodit të ri Penal:Po ndjek shembullin e Kinës dhe Iranit të..

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në një studio televizive lidhur me propozimet për Kodin e ri Penal, të cilin e konsideron një përpjekje të qeverisë për të instaluar një regjim autoritar përmes ligjit.

“Rama, duke parë presionin e madh, të shtuar, edhe nga njerëz që i ka vënë në drejtim të institucioneve, duket se e ka menduar të bëjë një deklaratë tërheqjeje, por se çfarë do të ndodhë pas kësaj, nuk jemi të sigurt,” u shpreh Boçi.

Ai theksoi se deklaratat e kryeministrit kanë qenë shpeshherë mashtruese dhe se në fund ai ka realizuar gjithnjë qëllimin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related