Dy kushërinj të arrestuar në Tiranë me mbi 2.2 kg kokainë

Data

Dy kushërinj janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Armand Nela., 34 vjeç dhe Saimir Nela, 31 vjeç, të cilët sipas policisë ishin duke qarkulluar me makinë dhe janë ndaluar për kontroll në vendin e quajtur “Treshi”.

Gjatë kontrollit u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër. Dyshohet  se 2 kushërinjtë furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

Në vijim të veprimeve procedurale ata u arrestuan , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related