Durrës, 15-vjeçari i plagosur nga bashkëmoshatari del nga intubimi

Data

15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë në Durrës ka dalë nga intubimi.

Mjeku kirurg, Fitim Shini, konfirmon për TCH se ka ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore.

I plagosuri do të mbahet nën monitorim në orët në vazhdim për të parë ecurinë e reagimit të tij.

15-vjeçari që u plagos të martën nga bashkëmoshatari luftoi për ditë me radhë me jetën. Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related