Durrës, dy të rinj nën hetim për xhirim gomash dhe zhurma me makina në bulevard

Data

Dy të rinj janë vënë nën hetim nga policia, pasi gjatë natës xhiruan gomat e makinës në Bulevardin Dyrrah të Durrësit

Procedimi penal nisi ndaj shtetasve A. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. K., 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related