“Dua kohë të njihem me aktet”/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokates së Veliajt, seanca vijon

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila kërkoi shtyrje të seancës paraprake për t’u njohur më gjerësisht me aktet e dosjes.

Po ashtu, gjykata ka refuzuar edhe kërkesën për t’i dhënë leje avokates që të zhvillonte takim me Veliajn në ambientet e burgut të Durrësit, ku ai ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Sipas burimeve nga seanca, GJKKO vlerësoi se nuk kishte arsye ligjore për shtyrje apo për lejimin e takimit të kërkuar, duke vendosur vijimin normal të procesit gjyqësor.

Në seancën paraprake ishte i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, ndërsa pritet që gjykata të vendosë në vijim nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related