Drane Gjoka përplaset me sigurinë e SPAK dhe denoncon konflikt pronësie me Bashkinë Kurbin, akuza ndaj Majlinda Cara

Data

Një banore nga Laçi, Drane Gjoka, ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e SPAK, duke u përplasur me forcat e sigurisë në një akt proteste që lidhet me një konflikt të gjatë pronësie.

Gjoka shprehet se ka mbi 30 vite që përballet me probleme për një pronë që pretendon se e ka blerë ligjërisht që në vitin 1990, konkretisht një ish-repart ushtarak në zonën e Laçit. Ajo deklaron se disponon dokumentacion të plotë, përfshirë aktin e shitblerjes, mandat-pagesat dhe vendime gjyqësore në favor të saj.

Sipas saj, pavarësisht se ka fituar disa procese gjyqësore, përfshirë edhe në instanca të larta, vendimet nuk janë zbatuar. Gjoka pretendon se Bashkia e Kurbinit ka ndërhyrë në pronën e saj, duke e shpërndarë atë tek persona të tjerë.

Në qendër të akuzave të saj është Majlinda Cara, për të cilën ajo thotë se gjatë mandatit të dytë konflikti është përshkallëzuar. Gjoka pretendon se ka tentuar të bëjë kallëzim në SPAK, por është përballur me pengesa dhe refuzim për të depozituar denoncimin.

Ajo rrëfen gjithashtu se ka zhvilluar një betejë të gjatë ligjore, duke përmendur se ka fituar 16 gjyqe për këtë çështje, por sipas saj, institucionet nuk kanë zbatuar vendimet. Konflikti, sipas saj, ka nisur fillimisht me persona privatë dhe më pas është përfshirë edhe pushteti vendor.

Gjoka kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin dhe të rikthejnë të drejtën mbi pronën që ajo pretendon se i është marrë padrejtësisht.

Nga ana tjetër, këto mbeten pretendime të saj personale dhe pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë faktet dhe dokumentacionin për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related