Deklaratat e Ahmetajt për inceneratorët, Basha paralajmëron: Do të dorëzojmë në SPAK padi penale për Ramën

Data

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj për inceneratorët.

Basha u shpreh se kreu i qeverisë nuk do të arrijë dot t’i ikë përgjegjësisë, ndërsa theksoi se arsyetimi i kryeministrit se nuk do të marrë pjesë për shkak të vizitës së Blinken, në seancën parlamentare ku PD kërkoi interpelancë urgjence, është justifikim.

Vizitën e Blinken si justifikim, tregon se çfarë teatrit luhet këtu, që të mos ketë parlament.

Shpreh keqardhjen që ky skenar ekzekutohet nga të tjerë deputetë të PD që i heqin mundësinë të gozhdojmë Ramën. Nuk dorëzohemi.

Përgjegjësisë nuk do ti ikë dot. Do të dorëzojmë në SPAK padi penale, bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë dhe pohohet e ish-0zvr kryeministrit se në këta aferë përfitues është Rama”, tha Basha, jashtë Kuvendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related