Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Japonisë, duke shkaktuar panik dhe alarm mes banorëve, në orët e fundit të vitit 2025.
Sipas Institutit Amerikan të Studimeve Gjeologjike, lëkundjet u regjistruan pranë provincës Nonda, me një thellësi prej rreth 19.3 kilometrash.
Tërmeti u ndje fuqishëm në zonat përreth, duke detyruar shumë qytetarë të braktisin banesat e tyre dhe të dalin në rrugë, ndërsa po përgatiteshin për të festuar ndërrimin e viteve. Në disa zona bregdetare, banorët kanë zgjedhur të kalojnë natën e Vitit të Ri jashtë, nga frika e pasgoditjeve të mundshme.
Autoritetet kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, ndërsa deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale. Ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Ngjarja ka krijuar shqetësim të veçantë për shkak të momentit simbolik të ndërrimit të vitit, duke bërë që shumë familje të presin Vitin e Ri në rrugë dhe hapësira të hapura.
