Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave dhe përfshirja e punës nga shtëpia

Data

Qeveria pranon se tashmë pas rritjes së pagave në administratë ajo ku do të mbahet fokusi në vijim është rishikimi i strukturës së saj në referencë të ligjit “Për nëpunësin civil”. Në “Draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2024-2030” nënvizohet disa aspekte të lidhura me trajtimin financiar të punonjësve.

“Në drejtim të përmirësimit të shpërblimit financiar, do të vijojë adresimi i elementeve të tjera të reformës së pagave. Krahas rritjes së pagave në vlerë tashmë të realizuar, do të ndryshohet edhe struktura e pagës përmes ndryshimit të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, duke integruar në shpërblimin financiar edhe kritereve motivuese të performancës në punë.

Në përputhje me këtë qasje, procesi i vlerësimit të performancës individuale të nëpunësve do të rishikohet dhe do të zbatohet praktikisht, duke u harmonizuar me objektivat e përgjithshme të performancës institucionale”, thuhet në draft. Po kështu sipas dokumentit synohet që institucionet të jenë sa më transparente për shpërblimin financiar duke e bërë kështu atë një instrument për të tërhequr pranë vetes individë për plotësimin e vakancave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related