Analisti Andi Bushati ka komentuar arrestimn e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se prangosja e kreut të Bashkisë, ishte suprizuese.
I ftuar në një studio televizive, Bushatit tha se hetimi ndaj Veliajt, është ndaj një keqbërësi të thjeshtë dhe jo një hetim i një mekanizimi korruptivo-kriminal, siç është dosja 5D dhe Incineratori i Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj, për Bushatin, po burgoset në linjën e hajdutit të rëndomtë, apo një socialisti që ka ngrënë kumbulla e dardha pas kurrizit të shefit dhe organizatës që drejton këtë vend.
Por ndryshe nga Meta që u arrestua dhunshëm nga agjentët e BKH-së, ishin po këta të fundit që arrestuan si ‘zotëri’ kryebashkiakun Veliaj.
