Dosja “Toyota Yaris”, paralajmëron Berisha: Do publikoj dokumente për politikanë të lartë direkt të implikuar

Data

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se disponon dokumentet për politikanë të lartë të implikuar direkt në dosjen “Toyota Yaris”.

Ai deklaron më tej se do t’i bëjë publike dokumentet me emrat e politikanëve, që sipas tij, janë të përfshirë.

Berisha thekson se ata që menduan se duke e ndryrë atë me arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre.

“Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related