Dosja Partizani që implikon korrupsionin e familjes Berisha u diskutua sërish sot në ‘Studio Live’ me avokatët Romeo Kara, Kujtim Cakrani dhe gazetarin Fatos Mahmutaj.
Cakrani tha për Arbër Hitajn se SPAK i është futur interpretimit të ligjit të qeverisë Berisha për kthimin dhe kompensimin e pronave
Sipas tij, prokuroria është politike dhe po përpiqet ti bëjë luftë pronarëve të tokave në Shqipëri.
‘Nuk besoj se ka më të tjera. Janë të njëjta që janë pasqyruar edhe gjatë hetimeve paraprake. Prokuroria ka një problem, jam në oponencë me SPAK, por ju them që prokuroria ka problem është reminishencë e kaluarës. Për të ngritur një akuzë ka 10 faqe i mbivendos për të krijuar imazhin që ka shumë faqe. Prokuroria ka krijuar precedent, duke gjykuar VKM, ligjet që janë kolegjiale, i është futur interpretimit të ligjit për kthimin e kompensimit të pronave. Është futur ligjit për letrat me vlerë.
SPAK ka arritur kështu në përfundimin e veprës penale. Jam në kushtet e Jamarbër Malltezit. Jam familje bejlerësh, dhe kam përfituar me ato ligje objekte që nuk i kisha marrë dot. Kanë qenë të shpronësuar, të sekuestruara. Familjet janë tiranase, e kanë pasur tokën të sekuestruar dhe të rekuizuar. Italia i mori për interesat e saj për 6 muaj dhe bëri më pas një VKM tjetër. Janë të prillit dhe rekuizimi është aty. Ta marrësh tokën pa shpërblim dhe e përdor për nevojat e luftës. Këto alibi që u ndërtuan nga Balla, nuk qëndrojnë toka është e pronarëve.’
Cakrani shton se ka qenë Edi Rama në cilësinë e kryetarit të bashkisë që ka bërë ndryshimin e pronës nga destinacion sportiv në terren për ndërtim.
‘Nëse duan të bëjnë luftë pronarit, objekte në toka dhe nuk ishin më funksionale pronari duhet ti merrte. Zoti Rama ka bërë ndryshimin në 2006. U vendos nga KKRT. Nuk ka pyetur për ligjin. U bë ndryshimi, e kaloi në zonë për ndërtim dhe u bënë siç u bënë. Familjet nuk kanë pasur dijeni. Ai që mbante kompleksin partizani kishte interesa për të ndërtuar. E mbante me forcë atë tokë. Pronarët, Xhimi Begeja ka marrë dijeni në momentin e fundit. Duhej të ndërtonte mafia e ndërtimit.’
Avokati Kara sqaron se i është prekur siguria juridike e asaj prone tek Partizani.
‘Mendoj se është gjëja më interesante ku demokracia ekziston si term që do vijë në të ardhmen. Manipuluesit aplikojnë ligjet e paligjshme. Paligjshmërinë e kanë kthyer në ligj. Në atë hulli që jam futur, kam vokacion të patundur për këtë punë. Këtu është e keqja më e madhe. Kur vendos një qeveri në mënyrë kolegjiale, gjithmonë e liga shkon me budallallëkun. Shkojnë e firmosin se jemi të gjithë bashkë e s’do merret njeri me ne. Këta që firmosin ligje të paligjshme. I është prekur siguria juridike e pronës me këto ligje të paligjshme. Duhet të merren përgjegjës para ligjit. U shtua një person në akuzë sot, duhet të jenë me dhjetëra.
