Edi Rama reagon pas përplasjes me Elisa Spiropali: “7 orë mbledhje me Grupin e PS, mediat u fokusuan vetëm te debatet”

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish përplasjen me ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga Asambleja socialiste në Baldushk, Rama theksoi se mbledhja kishte zgjatur rreth 7 orë dhe ishte fokusuar kryesisht te problemet e qytetarëve dhe çështjet e zhvillimit, por sipas tij, mediat zgjodhën të pasqyrojnë vetëm debatet.

Ai kritikoi mënyrën e raportimit, duke thënë se u theksuan vetëm replikat personale dhe jo diskutimet mbi çështje konkrete që prekin qytetarët. Sipas Ramës, ky fenomen krijon një perceptim të shtrembëruar dhe shpërndan gjysmë të vërteta.

Kryeministri solli si shembull interesin për programet zhvillimore, si “paketa e maleve”, duke theksuar se iniciativa të tilla mund të sjellin punësim dhe zhvillim për zonat rurale, ndaj sipas tij duhet më shumë fokus te përmbajtja dhe jo te konfliktet politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related