Ilir Meta mbërrin në GJKKO/ Përshëndet mbështetësit me dy gishta dhe simbolin e shqiponjës

Data

Teksa pritet nisja e gjyqit në themel ndaj tij, kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në ambientet e GJKKO.

Në momentin e hyrjes në gjykatë, Meta ka përshëndetur deputetë dhe mbështetës të tij, duke ngritur dy gishtat lart – një simbol i njohur politik – si dhe duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Gjatë këtij momenti, ai është shprehur: “Shqipëria është e shqiptarëve”.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, shihen gjithashtu duke hyrë në gjykatë edhe figura të tjera të njohura politike si Petrit Vasili, Tedi Blushi dhe Bujar Leskaj.

Seanca pritet të shënojë nisjen e shqyrtimit në themel të çështjes ndaj Metës, në një proces që po ndiqet me interes të lartë publik dhe politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related