Dosja Bollano/ Klodiana Lala zbërthen detajet: Ja si përfunduan në burg e nën hetim të gjithë Kryebashkiakët

Data

Klodiana Lala në një emision televiziv ka trajtuar atë që ka ndodhur me Himarën, e cila prej më shumë se 1 viti nuk ka një kryebashkiak të zgjedhur, ndërsa në 4 gusht pritet të votohet për atë që do të drejtojë një prej bashkive, që ka prodhuar shumë tensione, qoftë edhe artificiale.

Himara, që nuk gjen qetësi edhe atëherë kur tonet nacionaliste fillojnë e tërhiqen dhe jeta duhet t’i rikthehet normalitetit.

Kur qytetarët kanë nevojë të marrin shërbim, por kur politika, duket se i ka mbërthyer në një retorikë të fortë me vetveten, por ku në krahun tjetër vazhdon të prodhojë drejtues të korruptuar dhe paralelisht destabilitet, në një nga zonat më të nxehta të Shqipërisë.

Me një kryetar të zgjedhur si Alfred Beleri në burg, i dënuar për krim zgjedhor, apo një ish-kryetar bashkie, Jorgo Goro sot në hetim dhe i arrestuar me urdhër nga SPAK si i dyshuar për përshirje në një skemë tjetërsimi pronash në bregdetin e shumëlakmuar.

Pasi në bashkëpunim me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, kishte mundësuar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, ish ministre e Jashtme.

I njëjti që kishte fituar edhe statusin e investitorit strategjik të dhënë nga qeveria Rama.

Por si kur të mos mjaftonin këto dy emra kryebashkiakësh, të cilët si në asnjë rast të ngjashëm, i hapën në një farë mënyre varrin politik njëri-tjetrit, njëri i mbështetur nga maxhoranca socialiste që humbi zgjedhjet në Himarë dhe që kërkoi revansh me burgosjen për krim zgjedhor të Belerit, dhe ky i fundit që nga qelia denoncoi rivalin e tij Goro për falsifikim të dokumenteve të pronave, një rast i ngjashëm duket se ndodh tashmë me ata që janë kryetarët e komanduar të Bashkisë Himarë.

Të cilët në thelb duhet të ishin njerëzit më të ndershëm, më të papërlyer, për të drejtuar punët në këtë bashki derisa të zgjidhej një kryebashkiak i ri, por që në fakt nuk ka rezultuar aspak kështu.

Pasi mesa duket vesi për të futur duart në pronat e Himarës, qenka një sëmundje që kaploka pothuaj çdo politikan në këtë zonë të Shqipërisë të njohur për bregdetin e saj të lakmueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related