4 Gushti për Himarën, “fushëbetejë” e re apo dorëzim me flamur të bardhë/ Klodiana Lala zbulon detajet: Ja çfarë pritet

Data

Klodiana Lala në një emision televiziv  trajtoi sot atë që pritet të ndodhë me Himarën, atje ku në 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri.

Dy ish-kryebashkiakë në pranga, dhe një i komanduar nën hetim.

Një bilanc dramatik prangash për një bashki të vogël si Himara, e denjë ndoshta vetëm për vendet më të korruptuara të rruzullit.

Ku ajo që përbën habi është se në këtë bilanc, nuk kemi vetëm zyrtarë që korruptohen pasi marrin detyrat, por edhe nga ata që pasi janë përfshirë në afera korruptive, katapultohen nga partia në krye të posteve drejtuese në këtë bashki.

Por hetimet për tjetërsimin e pronave duket se nuk do të ndalen këtu, pasi mafia e tokave në bregdet, dhe konkretisht në bregdetin e lakmuar të jugut, mendohet të jetë më e zgjatuar se kaq.

Dhe mund të shtrihet në shumë emra të përveçëm të lidhur me politikën.

Duke filluar nga politikanë në Tiranë dhe deri në biznesmenë të cilët kanë shtrirë duart për të bërë të tyren këtë pjesë të Shqipërisë.

Ku hetimi i nisur për Jorgon Goro, është vetëm fillimi i ngritjes së një perdeje, që do na zbulojë edhe të tjerë emra të përfshirë.

Nga ku deri më tani shigjetat janë kthyer mbi Artan Gaçin dhe bashkëshorten e tij, Olta Xhaçka.

Por Himara nuk duket se do të bjerë në qetësi, të paktën së shpejti.

Madje duket se do të jetë më e nxehtë se temperaturat në vazhdim.

Kjo pasi, Presidenca e Republikës caktoi 4 Gushtin si datën e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Himarës, menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të zgjedhur Alfred Beleri, i cili u cilësua fajtor dhe dënua me formë të prerë për akuzën e shitblerjes së votës në garën e 14 majit 2023.

Gjithcka ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related