Dosja abuzive “Kurum” e Sali Berishës, Ilir Metës dhe 3 ish-ministrave për korrupsionin galopant me shitjen e…

Data

Kompania turke “Kurum” vijon të jetë e mbyllur pasi ka nxjerre të pa punë 500 punonjës pa asnjë shpjegim, menjëherë pas skandalit te transportit drejt Tajlandës të mbetjeve të dala nga kjo kompani. Kompania turke me aktivitet në Shqipëri nuk pranon te japë sqarim për arsyet e kësaj ndërprerje, dhe asnjë sqarim për punëtoret që u ka detyrim shpjegimin e situatës dhe respektimin e marrëdhënieve kontraktuale. Avokati Idajet Beqiri thotë se ky nuk është skandali i vetëm i kësaj kompanie.

Më 4 prill 2023, avokat Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Beqiri tha se në kaq vite aktivitet, Kurum ka përfituar në mënyrë abuzive dhe me bekim të VKM-ve të nxjerra nga ish-kryeministri Sali Berisha rreth 130 milionë euro. Edhe pse SPAK e mbylli këtë dosje ai shtoi se këtë çështje e ka çuar në Gjykatën e Lartë, ndërsa u shpreh besimplotë për një vendimmarrje të duhur nga drejtësia shqiptare.

Detajet nga Rekursi

Gazeta disponon dokumentin që avokat Beqiri ka dorëzuar përpara Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe aty thuhet se: “Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të prishet dhe të urdhërohet Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të fillojë procedimin penal dhe të vërë para përgjegjësisë penale personat përgjegjës për vjedhjen me anën e shpërdorimit të detyrës si dhe me anën e korrupsionit aktiv dhe pasiv të 4 pasurive të rëndësishme kombëtare, pronë e gjithë shqiptarëve prej ish Kryeministrit Sali Berisha, dhe anëtarëve të qeverisë së tij dhe funksionarëve të lartë shtetëror Ilir Meta, Florjan Mima, Sokol Dervishaj, Edmond Haxhinasto, Ritvan Bode, Engjëlll Zeqo, etj.

Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk ka sjellë asgjë të re, veç atyre që përmend Gjykata e Shkallës së Parë, sikur të mos kishte fare një apel nga ana e kallëzuesit, i cili ka shtruar një sërë provash, faktesh dhe rrethanash që nuk janë trajtuar, nuk janë hetuar, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje nga ndonjë shkallë gjykimi, apo nga organi i akuzës. Kemi të bëjmë me një rast të paprecedent, kur haptazi mbulohet një krim i rëndë shtetëror me pasoja për ekonominë e vendit si dhe për jetën ekonomike të shqiptarëve. Gjykata e Posaçme e Apelit, sikurse Gjykata e Shkallës së Parë, e konsideron “gjë të gjykuar” përmbajtja e kallëzimit penal duke përmendur “hetimin” që i është bërë ish Zëvendës ministrit Eno Bozo në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për likuidimin e dividentit në shumën prej 73.405,595 lekë si dhe për mosnjoftimin me shkrim të Shoqërisë “Kurum International” sha për draft vlerën neto si dhe për shpenzimet e investimit.

Kjo nuk është fare objekt i kallëzimit tonë, si dhe Eno Bozo nuk është fare subjekt i kallëzuar nga ana jonë. Përmbajtja e kallëzimit tonë penal përmban një sërë elementesh të pa trajtuar kurrë më parë përmes ndonjë hetimi, i cili qenka pushuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në dokument.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related