Donald Trump përgëzon misionin Artemis II: “Moment historik për njerëzimin”, SHBA synon tashmë Marsin

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përgëzuar ekuipazhin e misionit Artemis II për përfundimin me sukses të një prej udhëtimeve më historike në eksplorimin hapësinor.

Kapsula u ul në oqean pranë brigjeve të Kalifornisë pas një udhëtimi 10-ditor, gjatë të cilit astronautët përshkuan mbi 250,000 milje në hapësirë, duke arritur në anën e largët të Hënës dhe duke vendosur një rekord të ri për distancën më të madhe të përshkuar ndonjëherë nga njerëzit.

“I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe nuk mund të jem më krenar,” u shpreh Trump në një reagim publik, duke e cilësuar misionin si një sukses të jashtëzakonshëm për shkencën dhe teknologjinë amerikane.

Ai shtoi se ekuipazhi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa theksoi ambiciet e ardhshme të SHBA-së në eksplorimin e hapësirës.

“Do ta bëjmë përsëri dhe hapi tjetër është Marsi,” deklaroi presidenti, duke sinjalizuar se programi hapësinor amerikan synon tashmë objektiva edhe më të mëdha.

Misioni Artemis II konsiderohet një hap kyç drejt rikthimit të njerëzimit në Hënë dhe përgatitjes për misione të ardhshme drejt planetëve të tjerë, përfshirë Marsin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related