Donald Trump ashpërson qëndrimin ndaj Iran: Bllokada detare nuk hiqet pa marrëveshje bërthamore

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Iran, duke deklaruar se bllokada detare ndaj Teheranit nuk do të hiqet pa arritjen e një marrëveshjeje të re bërthamore.

Në një prononcim të fundit, Trump u shpreh se kjo strategji është më efektive se ndërhyrjet ushtarake direkte. “Është më efektive sesa bombardimet”, tha ai, duke shtuar se ekonomia iraniane po përballet me presion të fortë.

Sipas tij, bllokada ka ndikuar ndjeshëm në dobësimin e ekonomisë së Iranit, duke kufizuar eksportet dhe duke rritur vështirësitë financiare të vendit. Trump pretendoi gjithashtu se autoritetet në Teheran po kërkojnë me urgjencë një marrëveshje për të siguruar heqjen e masave.

Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse situata vazhdon, pasojat mund të jenë të rënda për sektorin energjetik të Iranit. Ai theksoi se infrastruktura e energjisë mund të përballet me kolaps nëse eksportet e naftës mbeten të bllokuara.

Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku përballja mes SHBA-së dhe Iranit është përshkallëzuar ndjeshëm, duke rritur shqetësimet për një krizë më të gjerë në rajon dhe ndikime në tregjet globale të energjisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related