Shqipëria angazhohet për trajnimin e ushtrisë ukrainase në kuadër të NATO-s

Data

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendimin për dërgimin e katër ushtarëve shqiptarë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për të kontribuar në ndihmën dhe trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës, në kuadër të luftës kundër agresionit rus.

Misioni do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare, me rotacion prej 180 ditësh për secilin ushtar. Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit, duke përfshirë dietat, akomodimin, ushqimin, sigurimet, shpenzimet për transportin dhe mbështetje shëndetësore.

Ky angazhim i Shqipërisë thekson mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimin e marrëdhënieve të vendit me NATO-n, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related