“Do t’ju sh…”/ Xhovana publikon momentet teksa komunikon me Nuredin Dumanin: Ja si na kërcënoi nga burgu

Data

Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, s’ka ndërmend t’i ndahet Nuredin Dumanit. Sërish në rrjetet sociale ajo ka postuar mesazhet kërcënuese të cilat thotë se i ka marrë nga “pentito” i drejtësisë.

Në rrjetin e saj social “TikTok”, përpos një “screenshoti” të një bisede, Giovanna ka postuar dhe një voice zëri i të cilit pretendon se është i Nuredin Dumanit.

Në atë video Dumani dëgjohet teksa shan e kërcënon të renë dhe i thotë që të mos flasë më për të.

“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?

Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik.

Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar. Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related