Ish-ministri i Mbrojtjes së Turqi dhe aktualisht kryetar i Komitetit të Mbrojtjes në parlament, Hulusi Akar, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të fortë dhe provokuese në rrjetet sociale.
Në një postim në platformën X, ai u shpreh se “në atdheun e turqve qipriotë, ata që ëndërrojnë Pashkët… do të jetojnë Pashkët e tyre të fundit”, duke ngritur shqetësime për rritje të tensioneve në Qipro.
Deklarata vjen në një kohë të ndjeshme për çështjen qipriote, e cila mbetet një nga konfliktet më të gjata dhe më të pazgjidhura në rajon.
Më herët, më 2 prill, Akar kishte theksuar se zgjidhja me dy shtete sovrane në ishull është, sipas tij, një zhvillim i pashmangshëm, duke reflektuar qëndrimin e Ankarasë për ndarjen e Qipros.
Komentet e tij pritet të rrisin tensionet diplomatike, pasi çështja e Qipros vazhdon të jetë një pikë e nxehtë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në raportet mes Turqi dhe vendeve perëndimore.
