Në datën 14 korrik 2025, në një restorant buzë detit me emrin “Bar Restorant Piceri”, një grup klientësh janë përballur me një faturë skandaloze prej 119,000 lekësh, rreth 1,250 euro për një drekë që në shumicën e vendeve të BE-së do të kushtonte përgjysmën ose edhe më pak.
Fatura përfshin:
- 30 racione peshk i egër (në total 27,000 lekë)
- 20 racione aragosta (36,000 lekë)
- 5 porcione tiger krudo me çmim 1,100 lekë për 100g
- Shuma të larta për sallata, djathëra, linguini, karpaco, etj.
Pyetjet janë të thjeshta:
- Si është e mundur që një restorant të aplikojë këto çmime në një vend ku paga minimale është më pak se 40,000 lekë?
- A është bërë transparencë me çmimet përpara porosisë?
- A ka ndonjë organ tatimor që i kontrollon këto çmime?
