Rusi është e gatshme të vazhdojë furnizimin me gaz natyror drejt Bashkimi Evropian, por kjo do të varet nga kapacitetet dhe prioritetet e saj në tregjet ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se furnizimi me gaz për Europën do të jetë i mundur vetëm nëse Rusia ka sasi të disponueshme pas përmbushjes së kërkesave nga klientë të tjerë.
Sipas tij, politika e eksportit energjetik e Moskës mbështetet në prioritizimin e tregjeve dhe në kapacitetet aktuale të prodhimit dhe shpërndarjes.
Megjithatë, Peskov theksoi se vendet europiane kanë alternativa për furnizim me gaz natyror, duke lënë të kuptohet se tregu global i energjisë është fleksibël dhe i diversifikuar.
Deklarata vjen në një moment kur marrëdhëniet energjetike mes Rusisë dhe Europës kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa vendet e BE-së po kërkojnë burime alternative për të reduktuar varësinë nga furnizimet ruse.
