Katër astronautët e misionit Artemis II kanë ndarë për herë të parë përjetimet e tyre pas kthimit nga një udhëtim historik 10-ditor rreth Hënës, duke vendosur një rekord të ri për distancën më të madhe të përshkuar ndonjëherë nga njerëzit në hapësirë.
Ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u prit me entuziazëm në NASA, në Qendrën Hapësinore Johnson në Houston.
Gjatë misionit, ata përshkuan rreth 406,771 kilometra nga Toka, duke hyrë në histori si njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga planeti ynë.
Një nga momentet më të veçanta u përshkrua nga Christina Koch, e cila u ndal tek ndjesia që përjetoi teksa shihte Tokën nga hapësira. Ajo theksoi se nuk ishte vetëm pamja e planetit që e mahniti, por sidomos errësira e pafund që e rrethonte atë.
Sipas saj, Toka dukej si një anije e vogël që qëndronte pezull në një boshllëk të pafund, një përjetim që e bëri të reflektojë për brishtësinë dhe veçantinë e planetit tonë.
Misioni Artemis II konsiderohet një hap i madh drejt rikthimit të njerëzve në Hënë dhe eksplorimeve të mëtejshme në hapësirë, duke hapur një kapitull të ri për njerëzimin në kërkimin e tij për të eksploruar universin.
