Djali i ish-presidentit emërohet ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Data

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar sot Denion Meidanin, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, si ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ai u vendos në vend të Fatos Rekës, i cili deri prej disa kohësh ishte i deleguari i Shqipërisë në shtetin fqinj.

Denion Mediani në kohën që ishte kandidat për ambasador garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.

Dy vendimet, të cilat janë bërë publike hyjnë në fuqi menjëherë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related