Diplomatët amerikanë dhe ata rajonalë takohen për ta diskutuar të ardhmen e Siris pas rrëzimit të Assad

Data

Diplomatë të lartë të Shteteve të Bashkuara, të Turqisë, Bashkimit Evropian dhe vendeve arabe janë takuar të shtunën në Jordani për bisedime mbi të ardhshmen e Sirisë, pas rrëzimit të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur angazhimet me grupet rebele, përfshirë atë Hayat Tahrir al-Sham, të cilët e udhëhoqën sulmin e befasishëm që rezultoi me pushtimin e Damaskut, të dielën e shkuar.

Bideni ka dërguar sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në rajon këtë javë për të kërkuar mbështetje për parimet që Uashingtoni shpreson se do ta prijnë tranzicionin politik në Siri.

Fqinji verior i Sirisë, Turqia, ka mbështetur prej vitesh forcat opozitare siriane dhe ka shprehur gatishmëri për të luajtur rol në përkrahjen e tranzicionit paqësor në Siri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related