Policia nuk jep leje për protestën e opozitës, masa të shtuara sigurie në Tiranë

Data

Opozita pritet të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën kombëtare para Kryeministrisë, ndërsa Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit, duke argumentuar vendimin me incidentet e dhunshme të regjistruara në protestat e mëparshme.

Sipas reagimit zyrtar, në tubimet e kaluara janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike nga persona të maskuar, duke shkaktuar dëmtime te punonjësit e policisë. Autoritetet theksojnë se, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e siguruara, ekziston mundësia e përsëritjes së akteve të dhunshme.

Megjithatë, nëse protesta do të zhvillohet, Policia bën të ditur se janë marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në përputhje me ligjin “Për tubimet”.

Kufizimet në qarkullim

Nga ora 15:00 e datës 20 shkurt 2026 dhe deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në disa segmente kryesore, përfshirë:

  • Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”
  • Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

Policia ka paralajmëruar se, në varësi të zhvillimit të situatës, mund të ketë kufizime të tjera të përkohshme në akse të ndryshme të kryeqytetit. Qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonat e bllokuara, të përdorin rrugë alternative dhe të distancohen nga çdo veprim i paligjshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related