Endri Shabani paralajmëron shkërmoqjen e PD-PS në zgjedhjet e 2025 dhe denoncon aferën më të fundit Rama-Berisha, në…

Data

Endri Shabani ka bërë të qartë se Nisma Thurje do të marrë veprime drastike për të adresuar çështje kritike që prekin thelbin e sistemit politik shqiptar. Gjatë një interviste, zoti Shabani ka njoftuar se do të adresojë çështjen e sistemit zgjedhor dhe pensionet suplementare për deputetët në Gjykatën Kushtetuese, një hap që premton të sfidojë dhe ndoshta të ndryshojë mënyrën se si zgjedhjet dhe përfitimet për deputetët janë menaxhuar deri më tani. Paralelisht, Shabani ka paralajmëruar se në zgjedhjet e vitit 2025, PD dhe PS do të përballen me një shkërmoqje të thellë, duke theksuar se koalicioni i këtyre partive është duke u dobësuar për shkak të krimeve, korrupsionit dhe skandaleve të fundit.

Shabani ka denoncuar gjithashtu një aferë të re që përfshin Edi Ramën dhe Sali Berishën, duke e cilësuar atë si një tregues të qartë të përpjekjeve për të mbajtur pushtetin në mënyrë të pandershme. Ndërkohë kreu u Nismës Thurje zbuloi se në ditët në vijim, do të paraqesë padi të reja në SPAK, të cilat do të synojnë të zbulojnë dhe ndëshkojnë politikanët e korruptuar që kanë abuzuar me pozitat e tyre për përfitime personale. Ky zhvillim është një shenjë e fortë e angazhimit të Nismës Thurje për të pastruar politikën shqiptare dhe për të sjellë një frymë të re dhe të ndershme në qeverisjen e vendit.

-Zoti Shabani, Kodi i ri Zgjedhor është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ndërkohë që një tjetër padi është duke u përgatitur nga Nisma Thurrje. Çfarë është ky zhvillim, përse ky moment pikërisht dhe ky bashkëpunim mesa duket me partitë e tjera të vogla?

Në këtë moment partitë e reja që është Nisma Thurrje, Shqipëria Bëhet dhe lëvizjet e tjera, janë grupe që vijnë nga aktivistë, të cilët janë angazhuar në politikë. Pastaj ka parti të vjetra që në 1990-ën, disa të mëdha e disa të vogla, brenda kësaj kategorie. Sistemi zgjedhor është modeli i punësimit të përfaqësuesve në Parlament. Qytetarët thirrjen një herë në katër vite për të punësuar përfaqësuesit e vetë në Parlament, të cilët do të përgatisin ligjet që do të organizohet shoqëria. Ky model për 34-vite është vendosur nga ata që do të zgjidhen.

Pra, Edi Rama me Sali Berishën, ulën bashkë dhe vendosin sesi populli do i zgjedhi ata. Ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Pra, sistemin zgjedhor e vendos shoqëria. Ne jemi përpjekur që në 2018-ën që të hapim një forum, në atë kohë mblodhëm 50-mijë firma për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo ishte hapje e diskutimit në shoqëri sepse kjo është një çështje që na takon ne si shoqëri.

-A ka interes kjo në opinionin publik apo thjesht mungon informacioni për të kuptuar sesa sistemi zgjedhor ndikon vërtetë në përfaqësimin e popullit në Parlament?

Sistemet zgjedhore janë të vështira për t’u kuptuar dhe nga studiues të shkencave politike nëse nuk kanë një ekspertizë në atë fushë mirëpo qytetarët gjërat bazë arrijnë t’i kuptojnë se do ta zgjedhin ata deputetin apo do ta zgjedh kryetari i partisë. Kjo është lehtësisht e kuptueshme. Këto politikan në 34-vite na kanë mbushur mendjen se ne nuk kuptojmë dhe këto janë ca teknik aty lartë që vendosin për ne. Këtë kanë bërë dhe kësaj radhe, në 2021-shin për shkak të presionit që u bë në atë kohë, ne kemi dërguar 50-mijë firma në Parlament asokohe, u bënë dy sondazheve të mëdha publike, sigurisht pati dhe leverdinë e aktorëve politik dhe u hapën listat.

Pra, qytetarët shkonin dhe zgjidhnin kandidatin brenda listës së partisë. Vendosën një herës për ta penguar e frenuar. E dërguam në Gjykatë Kushtetuese ku kjo e fundit e rrëzoi. E tani kanë bërë një hap mbrapa. Tani 43 deputetët e parë të çdo partie janë të mbyllura. Pra, PS ka vendosur një karrocë ku hypin parazitët e partisë dhe iu thotë të tjerëve shtyni karrocën që të hyjnë këto të parët në Parlament, të mbarojnë këto e pastaj flasim për ju të tjerët. Këtë standard kanë krijuar PS dhe PD. Ata nuk duan të ndërtojnë parti të hapura por duan të ndërtojnë bunkerë. E tani me çfarë të drejtë iu imponojnë këtë standard partive të tjera. Këta i thonë Nismës Thurrje, LZHK-së, Shqipëria Bëhet, edhe ju do hyni si ne, edhe ju do ta keni të mbyllur listën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related