Dhjetori i skandaleve, surprizë në kërkimet online: ky ishte emri më i klikuar nga shqiptarët

Data

Muaji dhjetor i vitit 2025 është shënuar nga një interes i pazakontë i publikut shqiptar për ngjarje dhe personazhe të përfshirë në skandale, duke reflektuar drejtpërdrejt edhe në kërkimet online.

Sipas analizës së bërë nga eksperti i komunikimit digjital Tomi Kallanxhi, personazhi më i kërkuar në internet gjatë këtij viti ka qenë Ergys Agasi. Të dhënat tregojnë një rritje të fortë të interesit publik në mesin e muajit dhjetor, pikërisht në momentin kur shpërtheu skandali që e vuri atë në qendër të vëmendjes.

Sipas Kallanxhit, kulmi i kërkimeve është shënuar më 16 dhjetor, ndërsa një tjetër rritje e ndjeshme është vërejtur më 22 dhjetor, pas publikimit të informacioneve të reja. Aktualisht, interesi ka nisur të bjerë, por mbetet ende më i lartë krahasuar me periudhat e mëparshme.

Nga shpërndarja gjeografike e kërkimeve, Tirana, Durrësi dhe Lezha rezultojnë si qytetet me interesin më të madh, ndërsa Kukësi dhe Dibra kanë treguar nivel më të ulët kërkimesh për këtë çështje.

Sipas ekspertëve, këto të dhëna tregojnë qartë se skandalet publike vijojnë të kenë ndikim të fortë në vëmendjen e publikut dhe në mënyrën se si shqiptarët informohen dhe reagojnë ndaj zhvillimeve të bujshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related