Pasi Europol bëri të ditur se aplikacioni i koduar ‘Matrix’ është zbërthyer, është thyer nga autoritet ligj zbatuese europiane. Aplikacioni i koduar është përdorur nga grupet kriminale, mes atyre dhe ato shqiptare.
Për përdorimin e këtij aplikacioni ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro”, thuhet në komunikime.
Ardian Sufaj, një 40-vjecar i arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, në një nga bisedat e tij të zbardhura nga Anti-Mafia italiane shprehej:
