Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ndodhet në Bruksel ku dhe do mbajë fjalën e saj në konferencën e komisioneve.
Xhixho u shpreh se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë për të përmbushur kushtet e panegociueshme të komisionit Evropian.
Postimi i plotë i Xhixhos:
Sot jam në parlamentin evropian, këtu në Bruksel ku zhvillohet konferenca e komisioneve për cështjet evropiane të vendeve anëtare të BE-së.
Në këtë konferencë po diskutohet strategjia 2024-2029 dhe prioritetet e KE-së nën presidencën belge.
Vlen të theksohet që konsolidimi i ekonomisë, forcimi i sigurisë, energjia, emigracioni dhe zgjerimi i BE-së janë disa nga prioritetet kyçe të kësaj strategjie.
Fatkeqësisht Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë për të përmbushur kushtet e panegociueshme të komisionit evropian, siç është shteti ligjor, forcimi i institucioneve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e demokracisë dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndaj dhe gjatë fjalës time sot do ndalem pikërisht në adresimin dhe zgjidhjen e përbashkët të këtyre cështjeve.
