Gruaja notere e Xhafajt me rrogë 70 euro/muaji dhe 10 apartamente, vajza me biznes me humbje

Data

Fatmir Xhafaj po bëhet familjarisht gati të aplikojë për “strehim social” tek Erion Veliaj pasi sipas deklarimeve të pasurisë në ILDKPI, ish-ministri rezulton “lypës”.

Socialisti i vjetër i klanit të bashkisë Tiranë, ka marrë kredi 100,000€ për blerjen e një shtëpie dhe 29,000€ borxh për blerjen e një makine, teksa ai tani mbijeton vetëm me pagën e tij si deputet e cila nuk i del as për t’u ushqyer.

Mimoza, gruaja e Xhafajt rezulton se punon si notere, por ajo ka deklaruar se fiton vetëm 70-90€/muaji.

Çuditërisht Moza me pagë më pak se 1000€ muaji deklaron se posedon 10 apartamente, 3 lokale, 2 zyra dhe 3 garazhe në Pogradec, të cilat thotë se i ka përfituar në këmbim të tokës ku janë ndërtuar pallatet, por pa deklaruar vlerat e tyre.

Ajo ka shitur disa prej këtyre pronave për një total prej 108 MLN Lekë të vjetra, por nuk ka deklaruar se si janë përdorur këto të ardhura. Për pronat e tjera, nuk ka treguar nëse i zotëron ende apo jo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related