“Deputeti duhet të bindet nga provat”, Denis Deliu komenton debatin për imunitetin e Belinda Ballukut

Data

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka komentuar debatin mbi kërkesat për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, duke u ndalur te rasti i Belinda Balluku dhe raporti mes politikës dhe drejtësisë.

I ftuar në një studio televizive, Deliu deklaroi se deputetët nuk mund të detyrohen mekanikisht për të votuar mbi kërkesa të tilla, pa u njohur më parë me provat e paraqitura nga organet e drejtësisë.

“Një deputet nuk mund të detyrohet, por duhet patjetër të bindet që të votojë për sa i përket situatës. Kur vjen një kërkesë nga struktura e posaçme, deputeti duhet të njihet me provat që vendimmarrja e tij të jetë e drejtë dhe e qartë”, u shpreh Denis Deliu.

Sipas tij, shpesh ekziston një paqartësi procedurale për shkak të natyrës sekrete të provave dhe kohës që kërkohet për shqyrtimin e tyre nga Kuvendi.

Ish-deputeti socialist theksoi gjithashtu se mazhoranca nuk duhet të shërbejë si mburojë për zyrtarët që kanë probleme me ligjin.

“Është thënë edhe nga kryeministri që mazhoranca socialiste nuk do të mbështesë zyrtarët e saj që kanë probleme me ligjin. Mendoj se ekziston një vullnet politik për mbështetjen e gjyqësorit”, deklaroi ai.

Debati për raportin mes politikës dhe drejtësisë është rikthyer në qendër të vëmendjes pas diskutimeve mbi imunitetin parlamentar dhe kërkesat e institucioneve të posaçme për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related