Deputetët e Rithemelimit shkaktojnë sërish kaos në Kuvend, vendosin zhurmuese në sallë dhe pengojnë kolegët socialistë të flasin, PS miraton mes debatesh dhe me shpejtësi një duzinë ligjesh, Kryemadhi, Mediu dhe Duka mbajnë sehir

Data

Seanca e djeshme parlamentare ishte më e gjatë e mbajtur mes kaosit në këto 4 muaj të aksionit që rithemelimi ka nisur në Kuvend. Ndonëse mes zhurmueseve, pankartave dhe bllokimit të foltores nga na e deputetëve të Rithemelimit , projekt-ligjet, kaluan në 30 minuta vetëm me votat e mazhorancës socialiste, mes tyre zgjatja e afatit deri në fund të 2024-ës për investimet strategjike. Përplasjet e para nisën mes Gazment Bardhit dhe drejtueses së seancës Ermonela Felaj, e cila u akuzua se po kalonte ligjet në shkelje të rregullores, pasi në Parlament mungonte kuorumi. Në nisje të punimeve, prezencën  në sallë e konfirmuan vetëm 68  deputetë socialistë, ndërsa kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve, sipas rregullores do të duhet të ishte 71, pra më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Debatet

Por pavarësisht kaosit, dhe pretendimeve të opozitës për pavlefshmërinë e votimit , mazhoranca nuk kurseu as thirrjet për bashkëpunim. Zëri i socialistëve këtë herë ishte, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Mirëpo thirrja e Spiropalit, nuk kurseu zemërimin e një prej deputetëve të rithemelimit Petrit Doda, i cili iu afrua foltores duke e goditur me grushte. Lulet dhe atmosfera disi më festive për shkak të festave 7-8 marsit nuk e zbutën as qëndrimin e zonjave deputeteve. Lulen e dhuruar nga Kuvendi, deputetja e Rithemelimit Elda Hoti refuzoi ta mbante duke ia hedhur ministres Kumbaro. Edhe ligjin për turizmin, i miratuar këtë të enjte në Parlament, për të formalizuar ata që akomodimin e kanë biznes gjatë gjithë vitit, opozita e quan metodë për të gjobitur bizneset. Në seancën e së enjtes u kaluan po ashtu ligjet për burimet ujore, ai për mbrojtjen e konkurrencës, si dhe një ndryshim në ligjin për arsimin profesional i cili mundëson kualifikime dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimi ndërkombëtare për një punësim më të shpejtë të të rinjve Në seancë nuk morën pjesë 4 deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, Flamur Noka, Bledjon Nallbati,  Saimir Korreshi dhe Edi Paloka.

 

Aleatët e Berishës

Po ndërsa deputetët e Rithemelimit, vijuan edhe këtë të enjte me zhurmues dhe përplasje fizike në Kuvend, aleatët e tyre qëndronin të qetë në karriget e tyre. Asnjë prej tyre në fakt, që prej nisjes së marrëzisë në Kuvend nga kamikazët e Berishës, nuk iu është bashkuar. Mediu, Duka e Dule qëndronin më vete, ndërsa Monika Kryemadhi me Petrit Vasilin diçka shikonin në telefon. Dje në seancë në Kuvend u rikthye edhe Jorida Tabaku, e cila prej kohësh kërkon t’i jepet fund kësaj shfaqje të shëmtuar, në mënyrë që të zhvillohen rregullisht seancat, me debate dhe llogaridhënie.

Reagon Tabaku

Ndërkohë pas seancës deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje për zgjatjen e afatit të Ligjit për Investimet Strategjike nga Kuvendi ditën e djeshme. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh dje se kemi të bëjmë me një ligj klientelist dhe abuziv, që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. “Për herë të pestë parlamenti I Shqipërisë shtyu për herë të pestë Ligjin e Investimeve Strategjike, që të gjithë e njohin, e kanë pranuar që është ligji më korruptiv i 30 viteve të fundit. Ligji nga 9 vite do të zbatohet për 10 vite. Kush janë rezultatet e këtij ligji? Në 44 vendime të KIS 75% e tyre janë në fushën e turizmit. Kur pyeta pak ditë më parë se çfarë ka mbetur pa u dhënë në investimet strategjike, sigurisht që përgjigja ishte e qartë; kanë mbetur pa u zaptuar Zonat e Mbrojtura. Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike? Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik. Por a është e ardhmja që duam të ndërtojmë ne për Shqipërinë? A është ligji sistemi i modelit ekonomik që duam të ndërtojmë? A është ky ligj reflektim i garës dhe meritokracisë në ekonomi? Një përgjigje që dihet që është jo!”, shkroi Tabaku në rrjete sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related