Edi Rama rikthen në skenë Sali Berishën, ja marrëveshja që mazhoranca po bën me bandën e “non gratës”

Data

Kaosi djeshëm në Kuvend mund të jetë i fundit, nëse disa negociata që po zhvillohen mes mazhorancës dhe një pjese të opozitës, do të kenë sukses. Mësohet se Partia Socialiste po komunikon me Gazmend Bardhin për të relaksuar situatën në Kuvend, duke i dhënë Rithemelimit diçka që do të justifikonte armëpushimin. Bardhi ka pasur tre kërkesa. E para, ajo e njohjes së tij si kryetar grupi, është një element të cilin PS prej muajsh nuk e vendos në diskutim dhe këtë funksion Bardhi e ushtron në organet e Kuvendit. Kërkesa e dytë ka të bëjë me komisionet hetimore. Siç pohojnë burime të të dyja kampeve, Rithemelimi do të rikërkojë një komision hetimor, tema e të cilit nuk bëhet me dije, dhe Partia Socialiste do t’ia pranojë. Bardhi do të ketë një kartë fitoreje teke për ta tundur, ndërsa do të pranojë në heshtje ligjin e ri për hetimet parlamentare, të cilin ai vetë e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e tretë e opozitarëve që bllokojnë Kuvendin, është ajo e reformës zgjedhore. Rithemelimi kërkon largimin e Alibeajt dhe vendosjen në karrigen e bashkëkryetarit të Oerd Bylykbashit. Kryetarja e Kuvendit thotë se vendi i takon formalisht Alibeajt, por koha mund të veprojë në favor të Bardhit. Komisionit me dy bashkëkryetarë i përfundon mandati në fund të këtij muaji, e nëse nuk ka produkt për një reformë zgjedhore konsensuale, ai mund të shkrihet dhe reforma mund të kalojë në komisionin e ligjeve, aty ku Alibeaj është anëtar, por nuk mund të vendosë veton e tij. Nuk është çudi që këto kërkesa të pranohen nga Edi Rama, pasi përballë në opozitë atij i intereson grupi i Sali Berishës dhe jo kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pazaret Rama-Berisha

E themi këtë pasi, avokati më i fortë i Berishës sot për sot është kryeministri Edi Rama. Pavarësisht se bëjnë sikur zihen dhe janë armiq të përbetuar, Rama është njeriu më i interesuar në planet që Berisha i izoluar nga SPAK dhe i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani e Madhe mos dalë në pension, por të vazhdojë sa të ketë frymë të jetë në politikë. Nëse amerikanët dhe britanikët e përzunë Berishën me “shkelma” nga politika, Rama mund të tentojë  të përdorë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla që ta fusë plakun “non-grata” në sistem nga dritarja nëpërmjet karremit Gazment Bardhi. Nëse miratohen kërkesat e Bardhit, Nikolla është në shkelje të plotë të ligjit dhe rregullores, për shkak se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është vënë në dijeni shkresërisht qysh më 4 shtator të vitit 2023 se kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është Lulzim Basha. Nikolla, jovetëm që nuk e ka marrë ende një vendim për këtë kërkesë, por ka njohur Bardhin gjithë këto kohë, në cilësinë e shefit të deputetëve të PD. Po pse zonja Nikolla nuk përmbush detyrimet që i ngarkon ligji? Sipas burimeve mësohet se kryeparlamentarja Nikolla me urdhër të Edi Ramës investohet që Partia Demokratike mos të dalë nga kolapsi i debatit të brendshëm në lidhje me përfaqësimin e saj, duke u kthyer kështu në “oksigjen” për të mbajtur Berishën në politikë. Pra, duke përdorur Nikollën si peshkatare dhe Bardhin si karrem, Rama, Berisha dhe aleanca e kullave të Zentit po bëjnë lojë të mirëfilltë anti-amerikane, në mënyrë që të bllokojnë ngritjen dhe konsolidimin e PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha si një force politike euro-atlantike. Thënë troç në pushtet Edi Ramën po e mban Sali Berisha, ndërkohë që garancinë dhe meritën për ta mbajtur në politikë e madje mos proçedimin penal të “non-gratës” e ka kryeministri aktual.

Mesazhi i Spiropalit

Që tensioni po shkon drejt uljes mes grupit të Berishës dhe PS, e konfirmoi dhe Elisa Spiropali dje nga Kuvendi Spiropali iu drejtua deputetëve duke u thënë se ka ardhur koha që të gjejnë dy fjalë të përbashkët, ndërsa shtoi se gjasat janë më të mëdha tani që partia është bashkuar. “Është hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muajt të këtij teatri dhe cirku, dua t’u them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi, vetëm një koment….Desha të bëj një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Mësuesit na kanë mësuar se kur flet dikush nuk ia marrin fjalën të tjerët, nuk bëhet zhurmë, nuk ka bilbila. Ka ardhur koha të gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve, ejani në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mos e merrni peng këtë ditë. Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembull të gabuar. Jemi afër për të diskutuar, partinë e bashkuat, jeni gjallë dhe në dritë të vërtetë, vazhdoni ecni përpara. Gëzuar 7 marsin të gjithë mësuesve dhe 8 marsin të gjithë grave këtu, sepse nuk do të shihemi nesër”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related