Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tensione edhe pas mbërritjes në sallë të Kryeministrit Edi Rama.
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan sërish foltoren e Kuvendit, duke penguar zhvillimin normal të punimeve dhe duke brohoritur thirrje që kërkonin dorëheqjen e Kryeministrit.
Seanca kishte nisur në orën 10:30 dhe gjatë zhvillimit të saj u ndërpre disa herë për shkak të tensioneve dhe kundërshtimeve procedurale mes mazhorancës dhe opozitës.
Deri në publikimin e këtij materiali, punimet e Kuvendit vijonin mes debateve dhe ndërprerjeve, ndërsa nuk kishte një reagim të veçantë nga Kryeministri Edi Rama lidhur me veprimet e deputetëve të opozitës gjatë kësaj faze të seancës.
