Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”, ku ka folur për për disa çështje të rëndësishme, nga marrëveshja e emigrantëve me Italinë, te zgjedhjet në SHBA dhe situate në BE dhe botë.
I pyetur për ngërçin e krijuar për marrëveshjen e emirantëve në Itali, Rama thotë se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi për të.
Ai shtoi se Evropa duhet të ndërtojë një plan të qartë strategjik, për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
Rama nuk i kurseu lëvdatat për kryeministren italiane Giorgia Meloni, për të cilën tha se po punon që ta bëjë vendin më të fortë.
Shefi i ekzekutivit foli edhe për zgjedhjet në SHBA, për të cilat tha se po mbahen në një frymë përçarëse dhe se po priste të përfundonin sa më shpejtë.
Intervista e plotë:
Kryeministri Rama, operacioni në Shqipëri nuk po fillon. Gjyqtarët e ndaluan. A ndryshon diçka për ju?
“Jo, sepse ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në ekzekutimin e marrëveshjes, përveç asaj të dhënies së disponueshmërisë totale nëpërmjet koncesionit të juridiksionit italian në territorin e dy qendrave”.
Anija italiane që supozohet të sjellë emigrantët në Shqipëri është nisur sërish, a do të jetë ky momenti i duhur?
“Nuk e di”.
Mendoni se ka forca që komplotojnë kundër qeverisë Meloni?
“Nuk mund të guxoj të gjykoj për punët e brendshme të një shteti sovran dhe demokratik si Italia, ku ndarja e pushteteve kushtetuese është e përcaktuar mirë jo vetëm në letër, por edhe në realitetin e punës së institucioneve”.
