Denoncimi i Klevis Balliut: Po refuzohet dorëzimi i dosjes së Pëllumb Gjokës në BKH dhe SPAK

Data

Denoncimi i Klevis Balliut: Po refuzohet dorëzimi i dosjes së Pëllumb Gjokës në BKH dhe SPAK

Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat është shprehur dje se po refuzohet dorëzimi i dosjes në BKH dhe SPAK i investitorit strategjik që tanimë është pas hekurave, Pëllumb Gjoka. Balliu shton se lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të PD është një prioritet jetik. Shefi i drejtësisë së re Edi Rama kërkon të mbrojë deri në fund partnerin e pushtetit të vet, urdhëruesin e vrasjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka. Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama. Jo vetëm kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik. E në fakt në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin Belge, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumente toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha një pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.

Në fakt një drejtësi e vërtetë sot duhet të hetonte Ramën që ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të këtij kalibri, por në narko-shtet nuk ka drejtësi. Narkoshtet drejtësia është një fjalë boshe që shërben për të mbrojtur krimet e krye-pushtetarit. Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramën kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti. Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqipëria të shpëtojë nga kthetrat e krimit të organizuar. Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të çojmë pas hekurave çdo kriminel, çdo trafikant, çdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendit”, shprehet Klevis Balliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related