Big Market” vazhdon shitjet e produkteve ushqimore jashtë standardit, madje në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.
Konsumatori shqiptar është lënë në “mëshirë të fatit” pasi në çdo pikë tregtimi të “Big Market” mund të blini me dorën tuaj produkte të prishura ose që në mënyrë “kriminale” u është ndryshuar afati i skadencës. Në një vend normal kjo as nuk mund të imagjinohet, por në Shqipëri asnjë institucion përgjegjës, përfshirë edhe AKU-në nuk ushtron detyrën për të mbrojtur qytetarin.
Shpesh herë “taksidarë” të AKU neglizohojnë kontrollet ose “mbyllin sytë” kur marrin ryshfetin nga pronarët e bizneseve të cilët jo pak herë shesin produkte jashtë standardit.
Së fundmi është gazetari Andi Llabuti i cili denoncoi një rast flagrant që i ndodhi gjatë fundjavës në “Big Market”. Gjatë mesazhit të publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se kompania “Lufra” po helmon shqiptarët duke tregtuar qumësht të prishur.
Llabuti i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë pasi mund të helmojnë fëmijët e tyre me produktet e skaduara dhe jashtë standartit që shiten jo në pak raste në ‘Big Market’.
