Denoncimi i 11 majit/ Pas paraqitjes në SPAK, Berisha niset sot drejt Brukselit

Data

Kreu i opozitës Sali Berisha do të jetë sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane. Berisha do të denoncojë te partitë e djathta, manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe do të kërkojë prej tyre që mos të njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Para udhëtimit në Bruksel, mëngjesin e sotëm do të jetë në SPAK për masën “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që Flamur Noka u ka nisur një sms anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët i lajmëron se

“Ditën e hënë, në orën 9:30, kryetari i PD-së, prof.dr Sali Berisha do të jetë në dyert e Skapi-it”.

Ndërkohë Internacionalja Demokrate e Qendrës, pjesë e së cilës janë 108 parti politike është e para organizatë ndërkombëtare që mbështet qëndrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit duke miratuar një rezolutë ku përfshihen të gjitha shqetësimet e opozitës për këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related