Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka zbardhur punët dhe pagesat që Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile ka marrë nga fondet e USAID dhe DASH.
Vangjeli ka deklaruar se Fico ka marrë miliona dollarë nga USAID dhe DASH, në shkelje të plotë të ligjit.
Në fund të deklaratës, Vangjeli kërkon hetimin e këtyre shkeljeve të Delina Fico të bëra nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj.
Deklarata e plotë nga PD:
“Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile në institutin e menaxhimit lindje – perëndim duket se ka përfituar rrogë të ndryshueshme por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë.
